Korçë, pranga 32-vjeçarit, iu gjet armë pa leje në makinën me dru

01/09/2016 00:00

Një 32-vjeçar nga Korça është arrestuar pranë fshatit Gjonomadh nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Burime nga policia sqarojnë se i arrestuari është Klajdi Shalcanji, i cili ka qenë duke transportuar 4 kub dru zjarri,  me automjetin e tij tip “Toyota”me targa KNP 6543, i është gjetur një armë zjarri tip automatike model 56, kalibri 7.62mm, si edhe një krëhër me 26 fishekë.

Mësohet se mjeti në pronësi të 32-vjeçarit, lënda drusore, si edhe arma e zjarrit së bashku me municionin,  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel