OSHEE: Brenda 2017-s, 60 milionë euro investime në pikat turistike

31/08/2016 00:00

Kreu i OSHEE, Adrian Çela, thotë se nga Velipoja në Ksamil janë investuar rreth 10 mln dollarë, ndërsa 10 milionë të tjera janë ende në proces.

Por për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve të furnizimit me energji në zonat turistike është planifikuar një tjetër fond, sa dy fishi i kësaj shume.

 “Nga muaji shtator deri para sezonit të para vitit 2017 do të investohen edhe 40 mln euro të tjera.”, shprehet kreu i OSHEE.

Çela iu përgjigj edhe kritikave se përse remontet apo investimet në zonat me potencial turizmin u kryen në pikun e sezonit turistik.

“Ka një radhë, nuk mund të ndërhyjmë në orikum pa bërë ndërhyrje të tjera”, shton Adrian Çela.

OSHEE thotë se treguesit që kanë pësuar përmirësime janë numri i stakimeve për abonent, kohëzgjatja e stakimeve dhe riparimeve si dhe numri i defekteve.

Top Channel