“Heroi” i Britanisë, medalje burrit që u plagos për të shpëtuar një vajzë

01/09/2016 00:00

Thomas Jackson, britaniku i qëlluar me thikë ndërsa u përpoq të shpëtonte bashkëkombësen e tij nga sulmi i beftë i një shtetasi francez, është propozuar për një medalje trimërie, ndërsa mirënjohja e të afërmeve të vajzës që ai pavarësisht të gjithave nuk arriti ta shpëtonte, është e pamatë.

21-vjeçarja Mia Ayliffe-Chung vdiq duke mos i shpëtuar dot plagëve të marra nga sulmi i 29-vjeçarit francez që teksa e godiste si i çmendur, thërriste “Allahu Ekber”. Ngjarja ndodhi në një bujtinë të Toënsvillit, në Queensland.

“Mia shikonte më të mirën në çdo gjë dhe tek çdokush. Shumë njerëz janë prekur prej humbjes së saj, sepse e donim të gjithë kaq shumë”, tha Rosie Ayliffe, e ëma e viktimës.

30-vjeçari Jackson u qëllua në fytyrë, kokë dhe trup ndërsa tentoi të mbronte vajzën nga breshëria e goditjeve. Ai vdiq në spital një javë pas sulmit.

“Nuk mendoj se ka fjalë që mund ta përshkruajnë mirënjohjen e thellë për gjestin e tij. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm”, tha Nicola Hawkridge, motra e viktimës.

Sipas rrjetit televiziv “Nine Netëork”, të afërmit e Jacksonit vendosën t’ua dhurojnë organet e tij pacientëve që presin në Australi për një mundësi transplanti.

Top Channel