Rishfaqet dermatoza, në Librazhd zbulohet një lopë në thertore

01/09/2016 00:00

Edhe pas rënies së alarmit për dermatozën nodulare dhe lejimin e tregtimit dhe therjes së kafshëve, ende duket se emergjenca nuk ka kaluar.

Në thertoren e Librazhdit është identifikuar një lopë e prekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që pas marrjes së sinjalizimit është bërë asgjësimi i saj. Për të vënë nën kontroll situatën është dashur bashkëpunimi i Drejtorisë së Bujqësisë, Shërbimit Veterinar dhe AKU.

“Jemi këtu për të bërë të gjitha procedurat ligjore në funksion të shëndetit publik”, shprehet Spiro Hunçi, Drejtor i Bujqësisë Elbasan.

“Me të marrë njoftimin, erdhëm menjëherë duke sekuestruar kafshën. Bëmë proceduarat e groposjes dhe të gjitha proceduarat ligjore”, shprehet Fatmir Ozuni, shef i Shërbimit Veterinar.

Në të gjithë vendin vaksinimi kundër dermatozës nodulare vazhdon dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë pas vaksinimit, kjo sëmundje nuk paraqet më rrezikshmëri. Me një urdhër të Ministrisë së Bujqësisë të gjithë fermerët e dëmtuar do të kompensohen. 

Top Channel