Felipe Massa tërhiqet nga F1

01/09/2016 00:00

Felipe Massa ka njoftuar tërheqjen e tij nga Formula 1. Piloti brazilian e ka dhënë lajmin në një konferencë shtypi në Monza, aty ku do të zhvillohet gara e radhës e Botërorit.

“Pas 15 vitesh karrierë, këto do të jenë 8 garat e mia të fundit”, tha Massa, dukshëm i emocionuar.

Braziliani ka qenë pilot i Sauber, Ferrari dhe Williams. Deri më sot ka zhvilluar 243 Çmime të Mëdha dhe ka fituar 11. 41 herë ka arritur të ngjitet në podium.

Në vitin 2008 ishte shumë pranë titullit kampion me Ferrarin, por e humbi në dëm të Hamiltonit në xhiron e fundit të garës së fundit të Botërorit.

Top Channel