Malazezët e Kosovës: Shqiptarët e malazezët nuk janë e nuk bëhen armiq

01/09/2016 00:00

Sllobodan Vujiçiç është nga Prishtina. Veten e quan malazez nga Kosova. Në kafene me miqtë dhe në lagjen e tij në kryeqytetin kosovar ndihet si në shtëpi.

Ai është kryetari i malazezëve të Kosovës, që duan të jenë komb i njohur, ndryshe nga serbët.

“Këtu kam lindur dhe këtu ka qenë familja ime. Këtu jetojnë miqtë e mi shqiptarë, boshnjakë, turq, serbë dhe të gjithë. Ky është atdheu im dhe unë dua të jap kontribut për të”, tregon ai.

Vujiçiç, në kohën kur flitet për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, thotë se shqiptarët e malazezët nuk janë popuj armiq.

“Askush nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve. Marrëdhëniet po zhvillohen si asnjëherë më parë”, shpjegon Vujiçiç.

Mali i Zi, si shtet dikur më i afërt me serbët, dhe Kosova janë munduar të gjejnë lidhje të përbashkëta miqësie. Shkrimtarë e kauza politike që shpesh e kanë acaruar Beogradin, por shteti dhe qytetarët, beson Vujiçiç, janë dy gjëra të kundërta.

Top Channel