Shumë pikante për t’u ngrënë!

01/09/2016 00:00

Ben Sumadiwiria është një shef i ri kuzhine i cili nuk mundi dot të refuzonte sfidën për të ngrënë ato që konsiderohen makaronat më pikante në botë.

22-vjeçari me banim në Londër e provoi pjatën e nxehtë në rrugët e Xhakartës (Indonezi) dhe u pendua menjëherë. “Makaronat e vdekjes” kanë 100 speca djegës të shtypur, që i bëjnë jashtëzakonisht shumë pikante.

Sapo futi në gojë makaronat, Sumadiwiria nisi të djersijë, t’i merreshin mendtë dhe madje u shurdhua për dy minuta.

“Ishte gjëja më pikante që kisha provuar ndonjëherë. Brenda pak sekondave po djersija dhe po ndihesha keq. Për dy minuta nuk dëgjoja nga veshët, ndërsa për disa orë me radhë më ka djegur goja. Habitem se si disa vendas arrijnë të hanë një pjatë të tërë”, tha shefi 22-vjeçar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel