Drake dhe Rihanna shkëmbejnë puthje në skenë

01/09/2016 00:00

Drake i zbuloi botës të dielën në “MTV Video Music Awards” lidhjen e tij me Rihanna-n, ndërsa të mërkurë çifti e konfirmoi edhe më veprime lidhjen e tyre duke shkëmbyer puthje gjatë një koncerti në Majemi.

Drake i befasoi të gjithë fansat e tij që po e ndiqnin gjatë turneut të tij veror kur në skenë ngjiti të dashurën e tij të re, e cila nuk është një femër e thjesht, por një yll i muzikës.

“Kam qenë i dashuruar me të që kur isha 22 vjeç. Gjithmonë e kam ndjekur si shembull, edhe pse është më e vogël se unë. Është një legjendë e industrisë muzikore”, tha Drake menjëherë pasi Rihanna përfundoi performancën e saj në “MTV Video Music Awards”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel