Memaliaj, asgjësohen 13 500 bimë kanabis

01/09/2016 08:25

Në Memaliaj janë goditur 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike, me 13 500 bimë të asgjësuara nga policia.

Në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave” u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë kanabis. Në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit”, Kalivaç, u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë kanabis. Gjithashtu, në Kalivaç, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë kanabis.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel