Berisha: Mundohem të përfaqësoj të gjithë shqiptarët

31/08/2016 00:00

Etrit Berisha nuk e mendon largimin nga kombëtarja shqiptare. Në intervistën e dhënë pas mbylljes së ndeshjes me Marokun, portieri theksoi se ai përpiqet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

“Për mua është shumë e rëndësishme që të mundohem t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Për mua kombëtarja shqiptare ishte një zgjidhje që të përfaqësoja si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë dhe jam shumë i kënaqur”, tha ai.

Top Channel