Hyka: I lumtur për rikthimin

31/08/2016 00:00

Jahmir Hyka u shfaq i emocionuar pas kthimit në Kombëtare pas dy vitesh, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes miqësore me Marokun deklaroi për Supersport se e kishte ndjerë mungesën, por tani sheh me optimizëm nga e ardhmja.

“Ka qenë e vështirë për mua, sepse për një kohë të gjatë kam qenë pjesë e Kombëtares. E kam ndjerë mungesën, por nuk dua të flas për të kaluarën, jam këtu dhe dua të shoh përpara. Kisha pak emocione, por u ndjeva shumë mirë në këtë rikthim, edhe shokët më pritën shumë mirë”, u shpreh ai.

Top Channel