Liderët e katër partive politike ne Maqedoni, VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH kanë rënë dakord që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor.

Ata kanë firmosur deklaratën e përbashkët, ku theksohet fakti se janë përmbushur të gjitha kushtet që raundi zgjedhor të zhvillohet në këtë datë.

Po ashtu, sipas marrëveshjes, në fundjavë pritet të votohet qeveria tranzitore, e cila do të ketë mandat tremujor deri për organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë, LSDM duhet të propozojë ministrin e Brendshëm, ministrin e Punëve Sociale dhe zëvendësministrat.

Top Channel