Një 25-vjeçare britanike, që pretendonte se mund të kontrollonte vdekjen e humbi betejën me të.

Jazmine Howarth dy javë më parë kishte humbur mikeshën e saj më të ngushtë dhe për ta përshëndetur dhe dërguar lajmin se së shpejti do të martohej, vendosi të varte veten në litarë.

Ajo ishte e bindur që mund të rikthehej sërish në “vendin e jetës”. Kjo nuk ndodhi dhe 24 orë pas ngjarjes, trupi i pajetë u gjet nga i fejuari i 25-vjeçares.

Nga hetimet e policisë britanike u zbardhën më vonë një sërë letrash, ku Jazmine shkruante se “do të takonte për herë të fundit mikeshën e saj e më pas do të rikthehej sërish për të vazhduar me jetën e vet…dhe martesën që kishte në plan”. 

Edhe mikesha e Jazmine, e quajtur Dionne Corbet ishte vetëvarur dy javë më parë pas disa vitesh depresion. Dy vajzat ishin mikesha të ngushta që në fëmijëri, madje kishin bërë plan që edhe martesën dhe fëmijët t’i bënin që të dyja njëkohësisht.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel