Një talent shqiptar për Juventusin

31/08/2016 00:00

Veç përforcimeve për skuadrën e parë, Juventusi mendon edhe për të ardhmen dhe është treguar mjaft aktiv në merkaton e të rinjve dhe mes të afruarve është edhe një 17-vjeçar shqiptarë.

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin. Sulmuesi i datëlindjes 1999 është transferuar tek skuadrat zinxhir të kampionëve të Italisë nga Luiziana e Zvicrës.

Ai është formuar tek ekipi zviceran ku edhe ka spikatur për aftësitë e tij teknike, çka i siguruan edhe grumbullimin që në moshën 15-vjeçare me skuadrën e madhe, ku edhe ka shënuar dy gola në 17 takime në total.

Zeqiri është marrë në formë huazimi nga ana e bardhezinjëve me të drejtë blerjeje nëse lojtari bind drejtuesit e Juventusit. Aktualisht ai do të luajë me skuadrat e moshave.

Sa për kombëtaret, Zeqiri ka luajtur disa ndeshje me U-17 dhe U-19 të Zvicrës.

Top Channel