“GoTopless” për të drejtat e grave

31/08/2016 00:00

Për të disatin vit me radhë në Nju  Jork dhe Los Anxheles u zhvillua parada “GoTopless”, një nismë e një grupi organizatash që promovojnë të drejta të barabarta gjinore.

Dhjetra aktiviste dolën gjysmë lakuriq nëpër rrugët e Nju Jorkut në përkrahje të të drejtave të barabarta. Mes pjesëmarrësve në Los Anxheles pati edhe meshkuj.

Është bërë traditë në Shtetet e Bashkuara që “GoTopless” të zhvillohet çdo vit në të dielën më të afërt para “Woman’s Equality Day”, që është edhe dita kur gratë fituan të drejtën e votës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel