Thaçi në veri të Mitrovicës: Bashkëpunimi, shpresë për të ardhmen

31/08/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për herë të parë ka vizituar pikën më të largët kufitare të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Në pikëkalimin kufitar të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se bashkëpunimi është një shpresë për të ardhmen.

Duke përgëzuar punonjësit e policisë dhe doganave, serbë e shqiptarë që punojnë së bashku, Thaçi tha se dialogu i Brukselit ka sjellë si rezultat arritjen e një normalizimi të situatës në veriun e Kosovës.

Kjo pikë kufitare është djegur disa herë në të kaluarën në kohën e barrikadave, kur serbët kundërshtonin çdo integrim në institucionet kosovare dhe mbështesnin Serbinë.

Top Channel