Durrës, sherr në sallën e basteve, plagoset 50-vjeçari

31/08/2016 00:00

Një përplasje me armë të ftohta është verifikuar pasditen e kësaj të mërkure në një pikë bastesh në qytetin e Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave pas një debati verbal shtetasi Artan Kazazi, 44 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet R.T.

Uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e 50-vjeçarit në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe ndalimin e autorit.

Pritet marrja e tij në pyetje që të hidhet dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes, shtojnë më tej burimet.

Top Channel