Jeta luksoze e kanadezeve trafikante

31/08/2016 00:00

Foto me bikini në Bermuda, me arra kokosi në Tahiti dhe xhiro me motora në Peru, këto janë pak nga fotot që dy kanadet, të akuzuara për trafik droge në Australi, kanë publikuar nga pushimet e tyre super luksoze.

23-vjeçarja Melina Roberge dhe 28-vjeçarja Isabelle Lagacé u arrestuan së bashku me një bashkëpunëtor të tretë, Andre Tamine, të shtunën teksa transportonin 95 kg kokainë me kroçerë.

Në rrjetet e tyre sociale faktohet jeta e luksit që ato bënin, luks të cilin ato nuk mund ta përballonin sipas pagave të deklaruara që merrnin.

Pushimet e tyre në vende ekzotike dhe udhëtimi me kroçerë, ku bileta për person kushton 15, 000 dollarë, besohet nga autoritetet se kanë ardhur si pasojë e fitimeve të veprimtarive ilegale e trafikut të drogës.

FOTO GALERI
1/15
Melina ne te majte, Isabelle ne te djathte

Top Channel