Pranë detit, të palarë. Vazhdon persekutimi i ish-të persekutuarve

31/08/2016 00:00

Prane detit, por jo për të pushuar. Vetëm disa metra larg qytetarëve që nxihen në diell dhe freskohen në ujë në plazhin e Golemit, këta familjarë ish-të përndjekur politikë kanë mbetur në diell. Ish-kabinat e pushimit të kohës së komunizmit, që shërbyen si strehë për ta, nuk kanë rezistuar.

“Unë jam plazhiste, por na vjen për të qarë kur i shohim”, thotë një turiste.

E tillë është gjendja e 17 familjeve ish-të përndjekurish politikë, të cilët u strehuan nga shteti në këto banesa, që dikur shërbenin si shtëpi pushimi, por tani kanë degraduar dhe kanë filluar të shemben e askush nuk përgjigjet.

Kanë jetuar për 25 vite kundrejt një qiraje mujore prej afro 6 mijë lekësh në muaj.

Top Channel kontaktoi në telefon të emëruarin e Bashkisë për Njësinë Administrative të Golemit, por ai nuk kishte një përgjigje për këtë problem. Ndërkohë në Bashkinë e Kavajës, kur mësuan për çështjen për të cilën interesoheshim, nuk pranuan të na kontaktonin.

Top Channel