Apeli lë në burg Avmetin, i akuzuar për lidhje me ISIS-in

31/08/2016 00:00

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin maqedonas Imerli Avmeti, i cili akuzohet nga prokuroria maqedonase për pjesëmarrje në grupe paramilitare dhe policore të huaja.

Në Gjykatën e Apelit, Avmeti ka kërkuar lirmin e tij me pretendimin se akuzat e ngritura nga prokuroria maqedonase janë të pavërteta dhe trillime. Por, Gjykata e Apelit vendosi të mos e ndryshojë masën e sigurisë deri në marrjen e vendimit përfundimtar për ekstradimin e tij ose jo drejt Maqedonisë.

Avmeti u arrestua më 13 gusht në Tiranë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase. Sipas këtyre të fundit, 46-vjeçari nga Gostivari ka marrë pjesë në formacionet e armatosura të ISIS-it si dhe ka shërbyer për rekrutimin e personave në radhët e forcave të armatosura të Shtetit Islamik.

Top Channel