Gjermani-Finlandë, sfida e fundit për Schweinsteiger

31/08/2016 00:00

Gjermania do të luajë në mbrëmje ndeshjen miqësore me Finlandën, përpara se të nisë fushatën e kualifikueseve për Botërorin 2018. Në seancën e fundit stërvitore të kampionëve të botës, e gjithë vëmendja ishte e përqendruar të Bastian Schweinsteiger, për të cilin kjo përballje është e lamtumirës së tij nga kombëtarja gjermane.

Bastian Schweinsteiger, që deklaroi tërheqjen nga përfaqësuesja pas përfundimit të Evropianit, e bëri debutimin në 6 qershor të vitit 2004 dhe do të largohet prej saj pas 121 ndeshjesh të luajtura. Mesfushori 31 vjeçar i Manchester United ishte pjesë e skuadrës që Joachim Loew në Brazil në 2014 kur Gjermania fitoi edhe titullin e katërt botëror në historinë e saj.

Përsa i përket kualifikueseve të Rusi 2018, Gjermania do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në Oslo.

Top Channel