Monza do të vazhdojë të jetë pjesë e F1

31/08/2016 00:00

Çmimi i Madh i Monzës duket se do të mbetet pjesë e kalendarit të Botërorit të Formulës 1. Sipas presidentit të ACI, Sticchi Damiani, këtë fundjavë do të nënshkruhet kontrata me bosin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, që do t’i japë njëherë e mirë fund problemeve së kësaj piste, që prej kohësh është folur për një largim nga ky kampionat.

“Na u desh të punonim shumë. Investimi i kërkuar ishte 17 milionë euro më shumë nga ajo që kishim në kontratë. Nuk do t’ia kishim dalë dot mbanë të vetëm. Morëm autorizimin nga Parlamenti për të përdorur çdo burim tonin financiar që kishim, por nuk mjaftonte. As takimi i Renzit me Ecclestone nuk ishte i mjaftueshëm, pasi duhej edhe mbështetja e rajonit të Lombardisë. Edhe vetë Ecclestone pati durim, gjë që tregon se edhe për të pista e Monzës ka një rëndësi shumë të madhe”, theksoi Damiani në një konferencë për shtyp, në prag të garës që do të mbahet këtë fundjavë pikërisht në Monza.

Top Channel