Maqedoni, aksion policor ndaj trafikantëve të drogës
31/08/2016 00:00
Një aksion i madh policor është realizuar gjatë natës së kaluar në shumë vendndodhje në Maqedoni.
Aksioni i koduar me emrin “Diga” ka pasur në shënjestër trafikantët e drogës.
Jozyrtarisht mësohet se janë arrestuar shumë persona dhe është konfiskuar një sasi e madhe droge.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar realizimin e aksionit policor, por më tepër detaje priten të jepen më vonë gjatë ditës.
Top Channel