Kosovë, aktivistët e Vetëvendosjes do të dalin para gjykatës

31/08/2016 00:00

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, që u arrestuan një ditë më parë për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës, janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të paraqiten në gjykatë.

Gjykata do të caktojë gjatë ditës së sotme masën e sigurisë ndaj tyre, ndërkohë që ata do të mbrohen në këtë seancë nga avokati Tomë Gashi.

Gjashtë të arrestuarit janë Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Top Channel