Gjimshiti huazohet te Avellino në Serie B

31/08/2016 00:00

Në ndryshim nga Ajeti, mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti nuk arriti të gjejë një vend në formacionin e Atalanta-s në Serie A dhe tashmë në fundin e merkatos së kësaj vere ka kaluar në formë huazimi te Avellino në Serinë B.

I formuar në futbollin zviceran në akademinë e Zyrihut, shtatlarti u bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011 dhe për pesë sezoni radhazi u aktivizua në 110 ndeshje të kampionatit duke shënuar 5 gola.

Në janar të 2016 firmosi për tre vjet me Atalantën, por luajti në vetëm të ndeshje të Serisë A. Për shkak të hapësirave të kufizuara, bergamaskët vendosën ta huazonin te Avellino për të fituar më shumë eksperiencë.

Edhe pse nuk u përfshi në listë nga De Biasi në finalet e Europianit, Gjimshiti mbetet një element i rëndësishëm te kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Top Channel