Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 18 vjet burg për vrasje

31/08/2016 08:05

Është ekstraduar nga Interpol Tirana një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje me paramendim.

Bëhet fjalë për shtetasin Albert Islami, i cili u ekstradua nga Athina drejt vendit tonë.

Gjykata e Fierit e ka dënuar 48-vjeçarin e lindur në Fier me 18 vjet burg në 11 nëntor të vitit 1998.

Top Channel