Taylor Swift, tashmë edhe si juriste

30/08/2016 00:00

Taylor Swift është mëse e njohur në mbarë botën si këngëtare. Megjithatë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2016”, ajo ishte një prej mungesave që ra më shumë në sy, së bashku me atë të Adele.

Ylli 26-vjeçar i hitit “1989”, edhe pse vitin e kaluar kishte triumfuar duke rrëmbyer 4 çmime, këtë vit nuk ka qenë as e pranishme në atë ceremoni, e kjo e ka një arsye. Ajo ka qenë e angazhuar në një çështje…gjyqësore!

Nuk bëhet aspak fjalë për ndonjë akuzë të ngritur ndaj saj, por për përzgjedhjen e Swift për të qenë një prej anëtarëve të jurisë në një proces të zhvilluar në Nashville të Shteteve të Bashkuara, një shërbesë publike si shumë të tjera ku ftohen shumë prej amerikanëve me influencë ose jo.

Megjithatë, askush nuk e ka pasur mendjen te procesi gjyqësor, pasi ka pasur një garë tepër të madhe për të siguruar radhën për një “selfie” me yllin e “pop”-it. Foto të shumta të tilla janë publikuar në “Twitter”, teksa ajo mësohet të ketë kaluar rreth një orë në gjykatën e Nashville.

Edhe pse fansa të çmendur pas saj kanë rendur të sigurojnë një foto me të, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer gjykatësve të tjerë, të cilët mund edhe ta përjashtojnë nga juria finale e të njëjtit proces.

Top Channel