Vetting-u, SHBA: Mirëpresim miratimin e ligjit, tani rivlerësohen prokurorët e gjykatësit

30/08/2016 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të miratuar ligjin e parë për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Ky ligj i rëndësishëm do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Përgëzojmë ata Anëtarë të Parlamentit të cilët votuan në favor të këtij hapi të rëndësishëm për zbatimin e amendamenteve kushtetuese të aprovuara unanimisht më 22 korrik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më tej theksohet se pritet aprovimi e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Presim të shohim aprovimin e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e kësaj reforme kritike që gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve”.

Top Channel