Granit Xhaka donte të luante për Kosovën; Zviceranët i dalin kundër

30/08/2016 00:00

Në familjen Xhaka tashmë ka marrë përmasa të paparashikueshme realiteti i ri në futbollin ndërkombëtar, me Kosovën të njohur nga FIFA e UEFA me të drejta të plota e me pjesëmarrjen në eliminatoret e botërorit 2018. Por letra e fundit publike e Granit Xhakës ndaj tifozëve kosovarë, duket se nuk është përtypur mirë nga mbështetësit e Zvicrës, ekip që e mbështeti dhe e lançoi në futbollin që vlen.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një letre të hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve në veçanti atyre që banojnë në Kosovë për sqaruar vendimin e tij për të vijuar që të jetë pjesë e kombëtares zvicerane.

letër ai shpreh dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, por sqaron se kjo nuk është e mundur pasi FIFA ka marrë vendimin e saj që kush lojtar ka qenë pjesë e Euro 2016 nuk ka të drejtë të ndryshojë kombëtare.

Por helvetikët po dalin gjithmonë e më shumë kundër pëlqimeve të natyrshme të Granit Xhakës, duke e akuzuar se flirtoi me Kosovën deri në vendimin e detyrueshëm. Për shumë tifozë në forume të ndryshme, mesfushori i Arsenalit duhet të mos luajë më me Zvicrën pasi situata e fundit tregon se ai u detyrua dhe nuk e ndjen afeksionin për fanelën me kryqin e bardhë.

“Flirtoi sërish me Kosovën nga hoteli i skuadrës kombëtare. Çfarë duhet të bëjmë tani” ngre një pyetje të sikletshme e përditshmja Blik, për talentin e përfaqësueses helvetike. Një situatë intriguese kjo, duke patur parasysh se në debat u përfshi dhe babai i futbollistit të Arsenalit, Ragip Xhaka.

Fakt mbetet se pavarësisht nëse do të shkëlqejë apo jo me Zvicrën, Granit Xhaka e ka humbur që tani një pjesë të admiruesve në konfederatën  helvetike, e rrezikuara kryesore pas Shqipërisë, për një eksod potencial të futbollistëve.

Top Channel