Stadiumi i ri i Shkodrës, Kombëtarja rikthehet në vendlindjen e futbollit

30/08/2016 00:00

Në vitin 1913 në Shkodër përfaqësuesja shqiptare filloi aventurën e saj ndërkombëtare në një ndeshje miqësore asokohe me një garnizon ushtarak.

Stadiumi i Shkodrës, qyteti të konsideruar si vendlindja e futbollit shqiptar, u inaugurua për herë të parë në vitin 1953 nën emrin e “Vojo Kushit”, një prej heronjve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Rikonstruksioni i mëvonshëm i viteve ’80 dhe në fillimin e atyre ’90, e pagëzoi këtë stadium me emrin e një prej legjendave të futbollit tonë, “Loro Boriçi”.

“Stadiumi siç e shihni është gati. Kanë përfunduar punimet, ka gjera të vogla që kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve të një ndeshjeje ndërkombëtare si tapeti i barit apo vijëzimi. Stadiumi është gati të presë tifozët shqiptarë për ndeshjen ndaj Marokut. Këtu u ruajt deh u përforcua tribuna ekzistuese. Ndërsa tribuna qendrore u rrafshua dhe u ndërtua e re. Tribuna dhe 5 stendat. Ato defekte që ka stadiumi i Elbasanit, ne jemi munduar që t’i eliminojmë. Duke filluar që nga VIP-i që është shumë më i madh. Në Elbasan shkon diku te 250 persona, këtu është afro 1000. Media në Elbasan është bashkë me tifozët, në Shkodër është e ndarë, ka marrë një kat të tërin më vete. Sipas ambienteve është një stadium i nivelit 5, por është kapaciteti ai që e ndan, pasi këto lloj stadiumesh duhet të kenë mbi 30.000 spektatorë. Në këtë stadium mund të zhvillohen të tëra aktivitetet e Champions League,”tregon inxhinieri, Arben Dervishi.

Inaugurimi i impiantit të ri “Loro Boriçi” do të bëhet mbrëmjen e së mërkurës me ndeshjen miqësore Shqipëri-Marok e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 20:30, më pas në këtë stadium do të zhvillohen edhe ndeshjet eliminatore të botërorit Rusi 2018.

Top Channel