Kosovë, PDK zëvendëson Grabovcin. Pajaziti, shef i grupit parlamentar

30/08/2016 00:00

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur gjatë një mbledhjeje të kësaj të marte, që Zenun Pajaziti të jetë shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, pas dorëheqjes së deputetit Adem Grabovci.

Në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, të mbajtur sot, është diskutuar edhe çështja më aktuale në vend Demarkacioni me Malin e Zi, për të cilën është thënë se duhet të votohet nga deputetët.

Këtë e ka konfirmuar për “KosovaPress”, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe Memli Krasniqi, Agim Çeku, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Ramë Buja, Adem Grabovci, Safete Hadërgjonaj dhe shumë pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Top Channel