Franca rebelohet ndaj SHBA, kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë

30/08/2016 00:00

Franca kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Shtetet e bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias Fekl, bëri të ditur se vendi i tij do t’i kërkojë Komisionit Europian në shtator ndërprerjen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

“Paris kërkon ndalimin e bisedimeve, sepse për to nuk ka më asnjë mbështetje politike”, i tha ai radios franceze RMC. Vetë presidenti, Francois Hollande kërcënoi në muajin maj me refuzimin e marrëveshjes.

Franca do të shprehej ai atëherë, nuk do të pranojë asnjëherë, që të vihen në pikëpyetje parimet bazë të ekonomisë sonë bujqësore, kulturës sonë, dhe reciprocitetit në aksesin e tenderëve publikë.

Mbyllja e bisedimeve po diskutohet tani si varianti më i mundshëm dhe shkaku, sipas Fekl, është pozicioni aktual amerikan.

Europa propozon shumë, dhe në këmbim, merr shumë pak, citohet të ketë thënë ai. Sipas DË, të dielën edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel  u shpreh se bisedimet për TTIP janë “de fakto të dështuara”, e këtu përmendi qëndrimin e palëkundur të SHBA-së.

Gabriel u kritikua menjëherë nga shoqatat e ekonomisë dhe partneri i koalicionit, CDU. Sipas Michael Froman, zëdhënësi i të ngarkuarit amerikan për Tregtinë e Jashtme, në të vërtetë bisedimet “ecin rregullisht përpara”. Por është në natyrën e bisedimeve ekonomike që nuk miratohet asgjë, pa u rënë në ujdi për çdo gjë, tha ai për “Spiegel Online”.

Top Channel