Rinovimi me Messin, për Barcelonën, çështje kohe

30/08/2016 00:00

Barcelona ka nisur bisedimet me Lionel Messin për rinovimin e kontratës përtej vitit 2018.

Ai që e konfirmon këtë është presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu i cili ka deklaruar se firma e 29-vjeçarit në kontratën e re me kampionët e Spanjës është vetëm çështje kohe.

“Messi ka edhe 2 vjet në kontratën aktuale, por ne dëshirojmë rinovimin me të”, tha Bartomeu në një intervistë për “Catalunya Radio”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ne si klub flasim me të gjithë futbollistët dhe në rastin e Messit mund të them se ai ka një personalitet të fortë dhe shumë ambicie. Është kthyer më në formë se kurrë duke shfaqur dëshirën për të argëtuar të gjithë tifozët”, përfundoi ai.

Top Channel