Holanda “humb pjesët”, pritet dhe largimi i Van Basten

30/08/2016 00:00

Stafi teknik i përfaqësueses së Holandës humbet pjesët e rëndësishme të saj. Pas dështimit për përfshirjen e Ruud Gullit në të, ai që pritet t’i japë lamtumirën kombëtares së tij është pikërisht Marco van Basten.

Mësohet se arsyeja që e shtyn Van Basten të marrë një vendim të tillë ka të bëjë pikërisht me ndërprerjen e tratativave të Federatës Holandeze të Futbollit me Gullit.

Tashmë për fituesin e 3 Topave të Artë në karrierë, projektohet një e ardhme brenda institucionit të FIFA. Gjithsesi, Marko van Basten do të qëndrojë përkrah Dani Blind në 2 ndeshjet e ardhshme që do të luajë Holanda, më pas ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Top Channel