Joe Hart, te Torino në formë huazimi

30/08/2016 00:00

Joe Hart, portieri i padëshiruar i Pep Guardiolës te Manchester City, do të luajë këtë sezon i huazuar te Torino.

Asnjë nga klubet nuk e ka zyrtarizuar operacionin, por 29-vjeçari pritet të shkojë në Itali për vizitat mjekësore dhe të bashkohet në stërvitje nën urdhrat e Sinisa Mihajlovic.

Hart ka lënë grumbullimin e kombëtares angleze me leje të federatës për të mbyllur transferimin e tij.

Javën e kaluar, City bleu Claudio Bravon nga Barcelona, duke bërë që Joe Hart të ishte zgjedhja e tretë mes shtyllave për Guardiolën, edhe pas Willy Caballeros.

Top Channel