Hashash në mes të pishave në Pukë

30/08/2016 00:00

Një tjetër aksion antikanabis po vijojnë në zonën e Pukës. Në njësitë administrative Gjergjan, në territorin e fshatit Rras, policia gjeti 5 parcela me 5700 rrënjë hashash.

Ato ishin rritur nga 80 në 180 centimetra. E gjithë droga është asgjësuar me djegie, ndërkohë që nuk ka asnjë të ndaluar.

Hashashi ishte mbjellë në disa zona pyjore të shpyllëzuara pjesërisht. Kultivuesit e kishin mbjellë drogën në mesin e pishave të vogla për ta bërë të padallueshme nga ajri.

Top Channel