Sulmi me granata-hedhës ndaj Kuvendit, ndalohen 6 aktivistë të VV

30/08/2016 00:00

Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona si të dyshuar autorë të sulmit me granata-hedhës mbi godinën e Kuvendit të Kosovës.

Policia thotë se të ndaluarit kanë pranuar autorësinë e sulmit të ndërmarrë më 4 gusht.

Shtetasit me inicialet A.B., A.A., A.D., E.H. P.A. dhe F.K. u arrestuan me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Në kontrollet e ushtruara në vendndodhjet e personave në fjalë, policia thotë se janë sekuestruar tre pushkë automatike, dy pistoleta, një karabinë, municione si dhe prova të tjera, që sipas policisë i lidhin të ndaluarit me sulmin në fjalë.

Ndërkohë, mediat në Kosovë shkruajnë se të gjithë të ndaluarit janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mes të cilëve edhe Frashër Krasniqi.

Top Channel