F1 kundër Verstappen. Max, njësoj si Senna e Schumacher

29/08/2016 00:00

Ti hedhësh fajin Max Verstappen duket një modë kohët e fundit në garat e Formula 1, por historia tregon se kush është në vitrinën e pilotëve, arrin të lërë gjurmë dhe kujton karrierën e gjigantëve të tjerë në sportin spektakolar me makina.

Në Çmimin e Madh të Belgjikës, Max la shenjë në kthesën e parë, por mëkatin e vërtetë e bëri kur tentoi ti rezistonte Raikkonen me më shumë se 300 kilometra në orë.

Atje ekzagjeroi dhe duhej ndëshkuar, por përfaqëson të ardhmen e një sporti që rrezikon të humbasë joshjen mes të rinjve, e për këtë u mbyll një sy. Ajo çfarë po ndodh sot ne Max Verstappen në botën e Formula 1, ata që kujtojnë historinë u vjen në mend Senna dhe Schumacher. Të dy këta të fundit hynin në pistë pa parë asnjë në sy dhe me guxim të çmendur e pa respekt për hierarkitë e vjetra.

Senna e Schumacher kishin tronditur shpejt favoritët e publikut aq sa kishin merituar kritikat e ekzagjëruara të Pike’, Prost , e madje dhe Senna kundër Schumacher.

France 1992

Pas episodeve të Belgjikës në Formula 1, shumë tifozëve i vjen në mend Francë 1992 kur Senna që doli jashtë piste për faj të Michael Schumacher, kërkoi konflikt fizik me gjermanin vullkanik të asaj kohe.

Pak muaj më vonë si Sena ashtu dhe Shumi, shkëmbyen grushte në një test privat. Belgo-holandezi që garon me Toro Roso me të gjitha gjasat do të shfaqë ambicien e tij në garat e ardhshme, e ka nisur që tani të shtojë si kritikët, ashtu dhe admiruesit.

Top Channel