Mustafi luan te Arsenal: Ozil më bindi për të firmosur

29/08/2016 00:00

Lëvizja e Shkodran Mustafit nga Valencia te Arsenali ishte përfolur që në startin e merkatos verore, por vetëm këtë fund gushti, futbollisti i kombëtares gjermane realizon dëshirën e tij.

Mbrojtësi energjik nga Tetova zbuloi se Mesut Ozil ishte ai që e bindi për të vazhduar karrierën me “Topçinjtë e Londrës”, duke u rikthyer në ligën më të fortë në planet, pas aventurës së mëparshme me Evertonin.

Mbeten vetëm burokracitë me lejen e punës për të prezantuar lojtarin me origjinë shqiptare, por kampioni i botës me Gjermaninë në moshën 24 vjeç, bëhet një përforcim i fuqishëm për repartin ku Arsenal ka vuajtur thuajse gjithmonë.

“Nuk e takoj Mertesaker prej një kohe të gjatë pasi nuk luan më me kombëtaren, por kam folur shumë me Mesut Ozil për kalimin te Arsenali. Ai më rrëfeu gjithçka që duhej të dija dhe u binda shumë shpejt nga të gjitha gjërat pozitive. Mesut nuk iu desh shumë për ta bërë këtë pasi gjithmonë e kam dashur Arsenalin dhe mënyrën si luajnë këtu. Nuk është tipike britanike”, tha Shkodran Mustafi.

“Loja në këtë skuadër i ngjan më shumë futbollit spanjoll dhe kombëtares gjermane që mban topa të ulët dhe qarkullon shumë, kështu ishte e lehtë që Ozil të më bindte”, tha futbollisti nga Tetova. Ai kaloi vizitat mjekësore së bashku me sulmuesin e La Coruna-s, Lukas Perez. Kalimi i Mustafit i kushtoi 35 milionë paund Arsenalit.

Top Channel