Drogë, arrestime dhe “twerk” në karnavalet e Notting Hill

29/08/2016 00:00

Policia britanike duket se ka “rimarrë” kontrollin në ditën e dytë të karnavaleve në Notting Hill, ku ditën e djeshme ka pasur 6 persona të plagosur me thika dhe mbi 100 të arrestuar për posedim droge dhe armësh të ftohta.

Organizatorët e festivalit shpresojnë për një ditë më të mirë në natën finale të karnavaleve pas makthit të kaluar mbrëmjen e djeshme, ku mjekëve u është kërkuar ndihmë për 411 persona, 71 prej të cilëve u shtruan në spital.

Policia ka bërë me dije se janë 105 persona të arrestuar, nga të cilët 24 kishin thika me veta, ndërsa 74 të tjerë u ndaluan për posedim droge.

Karnavalet e Notting Hill filluan dje me ngjyrat dhe ritmin e Sambas dhe një paradë të traditës së Karaibeve.
Pjesëmarrësit zaptuan rrugët, duke hedhur bojë, baltë dhe çokollatë njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë kërcenin nën ritmin e muzikës.

Sipas Daily Mail në rrugët e Notting Hill kanë qenë rreth 500,000 persona në karnavalet që cilësohen edhe si më të mëdhatë në Europë.

Madje edhe efektivët e policisë i janë bashkuar shpirtit të festës, disa prej të cilëve janë parë t’u performohet kërcimi i njohur “twerk” nga femra të ndryshme.

Origjina e karnavaleve të Notting Hill vjen nga karnavalet e Karaibeve në fillim të shekullit të XIX të cilët festonin heqjen e skllavërisë.

FOTO GALERI
1/49

Top Channel