Veliaj përuron rikonstruksionin e kopshtit “Harry Potter” në Kombinat

29/08/2016 00:00

Nisma “Adopto një kopsht” ka realizuar një tjetër projekt. Në lagjen e Kombinatit përfundoi rikonstruksioni i kopshtit “Harry Potter”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kopshti ofron të njëjtat kushte dhe cilësi si edhe ato të kopshteve të tjera në qendër të Tiranës.

“Më vjen mirë që kemi ruajtur të njëjtin standard si në Kombinat, si në Bllok, për t’u siguruar që për çdo fëmijë të Tiranës, kemi më të mirën dhe nëse “Harry Potter” merrej me magji, Bashkia e Tiranës duhet të merret me punë dhe ta kthejë me punë atë që fëmijët ëndërrojnë për magji. Shumë faleminderit të gjithë princërve e princeshave këtu në kopsht dhe ju uroj shumë sukses!”, tha kreu i bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se Bashkia është e vendosur që të mbajë premtimin që të 23 kopshtet e zonës urbane në Tiranë të jenë gati me fillimin e sezonit të ri arsimor në shtator.  Deri tani kane përfunduar 17 të tillë.

Top Channel