Spanja, sytë te Pique, mbrojtësi shfaq probleme fizike

29/08/2016 00:00

Përfaqësuesja spanjolle përgatit sfidën miqësore me Belgjikën dhe atë eliminatore të Botërorit  me Lihtenshtejnin me sytë nga Gerard Pique.

Qendërmbrojtësi është bashkuar me skuadrën e Julen Lopetegui, por prania e tij në këto sfida është vënë në dyshim nga stafi teknik i “La Rojas” për shkak të gjendjes së tij fizike.

29-vjeçari u largua nga fusha e lojës në përfundim të sfidës mes Atletico Bilbao-s dhe Barcelonës me probleme në këmbë, të cilën e kishte të fashuar.

Sipas të përditshmes “Marca”, Pique do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por do të jetë stafi i mjekëve në përfaqësuesen spanjolle ai që do të vendosë nëse mbrojtësi do të jetë në gjendje që të luajë dy ndeshjet e ardhshme te Spanja.

Top Channel