Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

29/08/2016 00:00

Një kope e tërë drerësh është shfarosur në atë që mund të quhet “masakër natyrore”. Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga një rrufe në Norvegjinë qendrore.

Agjencia e Mjedisit në Norvegji ka publikuar edhe pamjet e drerëve fatkeq të cilët janë të shtrirë të pajetë në një zonë të vogël në malin e Hardangervidda.

Sipas agjencisë janë 323 kafshë të ngordhura, përfshirë këtu edhe 70 këlyshë, 5 prej të cilëve nuk kanë ngordhur menjëherë, por nuk i kanë mbijetuar dot plagës së shkaktuar nga rënia e rrufesë.

Tragjedia e kafshëve mendohet të ketë ndodhur gjatë stuhisë të së premtes në Norvegji.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel