Tahiri, me gazetarin e “The Economist” në aksionin anti-kanabis

29/08/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka postuar një status në Facebok, pasi ndoqi një operacion antikanabis me një gazetar të “The Economist” në zonën e Tragjasit në Vlorë, ku u asgjësuan rreth 2.700 bime narkotike.

“Me Tim Judah nga “The Economist”, duke asistuar në një nga operacionet e përditshme të policisë kundër kultivimit të kanabisit. Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën”, thotë Tahiri në profilin e tij.

Sipas ministrit të Brendshëm, “sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn dhe nuk ka më kultivues e kriminelë me imunitetit të çdo lloji”.

“Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo që pret më shumë prej nesh. Shumë kemi bërë dhe shumë kemi për të bërë. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes me policinë e gjeneratës së të ardhmes”, vijon Tahiri postimin e tij.

Top Channel