Dëmtohet Schurrle, jashtë kombëtares gjermane

29/08/2016 00:00

Gjermania nuk do të ketë në dispozicion Andre Schurrle për ndeshjen miqësore me Finlandën dhe atë me Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit 2018.

Futbollisti i Borusias së Dortmundit pësoi një dëmtim në shpinë në ndeshjen e kampionatit ndaj Mainzit, e fituar nga verdhezinjtë me rezultatin 2-1.

Vetë Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e ka konfirmuar këtë lajm, duke bërë të ditur gjithashtu se trajneri i kampionëve të botës, Joachim Low ende nuk ka vendosur nëse do të marrë në skuadër një tjetër futbollist për ta zëvendësuar Schurrlen apo jo.

Gjermania do të luajë ndeshjen miqësore me Finlandën ditën e mërkurë, ndërsa atë me Norvegjinë për eliminatoret e Botërorit 2018 në datën 4 shtator.

Top Channel