Kim Jong-un, i adhuruari nga të rinjtë koreano-veriorë në Kongres

29/08/2016 00:00

Studentët koreano-veriorë e kremtuan me një paradë pishtarësh e një spektakël fishekzjarresh Kongresin e 9 të Ligës Rinore Socialiste të Kim Il, në Penian.

Një video e transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Veriut komunist, KCNA, por e paverifikuar dot në mënyrë të paanshme, tregon mijëra studentë duke marshuar me pishtarë të ndezur në duar, në stadiumin “1 maji”.

Kongresi i Rinisë u mbajt më 27 dhe 28 gusht në kryeqytetin e vendit të izoluar ndërkombëtarisht. Në punimet e tij ishin të pranishëm udhëheqësi shtetëror Kim Jong-un dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë.

Liga e të rinjve, e themeluar në vitin 1946, është shoqata më e madhe rinore në Korenë e Veriut. Çdo nxënësi dhe studenti të moshës nga 14 deri në 30 vjeç i kërkohet anëtarësimi në këtë organizatë, që sipas Ministrisë koreano-jugore të Bashkimit shënon aktualisht rreth 5 milionë anëtarë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel