Korçë, plagoset me mjete të forta në kokë 23-vjeçari

29/08/2016 00:00

Një person është dërguar në spitalin e Korçës mëngjesin e sotëm, me plagë të rënda në kokë. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 23-vjeçar me inicialet M.T.

Nga hetimet paraprake dyshohet që i riu të ketë marrë plagët për shkak të një konflikti, që mendohet të ketë si bazë motive të dobëta.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Korçës, 23-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, uniformat blu kanë bërë identifikimin e autorit të agresionit, 41-vjeçarin O. Zyberi, i cili ndodhet i shoqëruar në komisariat. Pritet që nga marrja e tij në pyetje të hidhet dritë mbi ngjarjen.

Top Channel