Vlorë, Leli inspekton investimet në zonat rurale

29/08/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka inspektuar këtë të hënë punimet në infrastrukturë që po kryhen në këtë qark, kryesisht në zonat rurale të tij.

Një vëmendje e veçantë në këtë drejtim i është kushtuar zhvillimit të bujqësisë, si dhe riparimit të kanaleve vaditëse në fshatrat Sherisht dhe Llakatund.

Në fjalën e tij, Leli u shpreh se këto projekte tregojnë vëmendjen e qeverisë dhe mbështetjen e saj, pasi sipas tij zonat me interes bujqësor përbëjnë interes edhe për turizmin, për shkak të produkteve bio që ofrojnë.

Ndër të tjera Leli bëri të ditur se, një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe kontrollit të ujërave në rast reshjesh për të shmangur përmbytjen e qytetit të Vlorës.

Ai tha se, që ujërat të mos shkarkohen në qytet është krijuar një liqen i cili i mbledh ujërat e tepërta, të cilat deri dje vërshonin rrugëve.

Top Channel