Fushë-Krujë, plagosje me armë zjarri; arrestohet një 22-vjeçar

29/08/2016 09:10

Policia e Krujës ka arrestuar një 22-vjeçar, banues në fshatin Kameras, të Fushë-Krujës. Arrestimi shtetasit Erald Nika u bë pasi ditën e djeshme, në orët e mbrëmjes, si pasojë një konflikti çasti, ka plagosur me pistoletë shtetasin me iniciale M.K. 18 vjeç.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Autori i plagosjes është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Top Channel