Tiranë, alarm fals për bombë

28/08/2016 00:00

Rezultoi në një alarm fals njoftimi që ju bë policisë mbrëmjen e së dielës se një pako e dyshimtë ishte vendosur në zonën e rrethrrotullimit në Sauk në hyrje të Tiranës.

Policia vlerësoi njoftimin dhe dërgoi njësinë anti-eksploziv, por pas kontrollit në pakon 40 centimetra të mbështjellë me natriban u gjet vetëm polisterol.

Top Channel